Situata e koronavirusit në Kinë si dhe vendimi i tyre për të lehtësuar masat kufizuese për udhëtimet, duket se ka shkaktuar shqetësim në Britaninë e Madhe.
Ministri i Mbrojtjes në Britani, Ben Wallace ka lënë të kuptohet se vendi i tij mund të mbyllë kufijtë me Kinën për shkak të koronavirusit.
Gjatë një vizite në pikën kufitare të Manchester, Wallace tha se vendimet do të merren në ditët në vijim, bazuar në këshillat e ekspertëve të shëndetësisë.
Sipas Daily Mail, nga autoritetet britanike ka pasur paralajmërime se rritja e infektimeve në Kinë, mund të shkaktojë mutacione të koronavirusit.
Sidoqoftë, profesori Paul Hunter, një epidemiolog në Universitetin e Anglisë Lindore, tha se kontrollet kufitare në përgjithësi funksiononin vetëm për sëmundjet që nuk po përhapeshin tashmë në MB.
“Kontrollet e vendosura në një vend tjetër nuk funksionojnë kurrë, sepse nëse një infeksion do të përhapet ndërkombëtarisht, ai do të përhapet në shumë vende dhe do të anashkalojë kontrollet e njëanshme”, tha ai.
j.l./ dita