Kreditë me probleme kanë pësuar një rritje të lehtë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma e kredive që nuk janë shlyer në kohë ka shënuar rritje gjatë muajit nëntor, duke shkuar në 5.05% nga 5 % që ishte një muaj më parë.
Kjo rritje vjen pas gati një viti periudhë kur vlerat e kredive me probleme kanë qenë me ulje me përjashtim të muajit prill. Inflacioni i lartë është një ndër faktorët që ka ndikuar në këtë situatë. Qytetarët por edhe bizneset janë përballur me një rritje të fortë të kostove të jetesës çka ka bërë që të vonojnë pagesat e kësteve të kredive.
Sipas institucioneve bankare pritshmëritë janë që përkeqësimi i aftësisë paguesve të kredive të vijoj edhe gjatë vitit 2023 .Kjo pasi Inflacioni i lartë ka tkurrur fuqinë blerëse të konsumatorëve duke dhënë efekte negative sit e bizneset dhe qytetarët.
Ndikim në përkeqësimin e nivelit të kredive që paguhen me vonesë mendohet të jetë edhe rritja e normës bazë të interesit.Të gjithë ata qytetarë apo biznese që kanë marë kredi në lekë tashmë I pagujanë këstet më shtrenjtë.
Për shka të inflacionit edhe kreditimi i ekonomisë në vend pësoi ulje. Bankat janë bërë më të kujdesshme në aprovimin e kredive ndërsa qytetarët dhe bizneset kanë pasur kërkesë më të ulët .
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë rezulton se për herë të parë gjatë këtij viti niveli i kredive ka pësuar ulje. Rezulton se në muajin nëntor vlera totale e kredisë ka zbritur në vlerën 719.9 miliardë lekë, me një rënie prej 2.4 miliardë lekësh nëse e krahasojmë me tetorin.
o.j/dita