Rrëzohet qeveria e Sllovakisë pas mocionit të mosbesimit

0
Gjigandi

Një mocioni mosbesimi në parlament ka rrëzuar sot qeverinë e Sllokakisë.

Kryeministri Eduard Heger u rrëzua sot pasi 78 nga 150 deputetë në total, votuan në favor të një mocioni mosbesimi nga Partia Liberale e Lirisë dhe Solidaritetit.

Qeveria e Heger humbi shumicën dhe një nga aleatët e saj tre muaj më parë, kur Partia e Lirisë dhe Solidaritetit u tërhoq nga koalicioni. Ajo kishte dështuar të kalonte buxhetin e vitit 2023 në parlament, me vetëm pak ditë të mbetura nga viti kalendarik.

Gjithçka tani varet kryesisht nga presidentja Zuzana Caputova dhe është ajo që mund të udhëzojë përkohësisht qeverinë e rënë që të vazhdojë punën e saj deri sa të formohet një koalicion i ri, por mund të krijojë edhe një qeveri teknike.

Opozita dhe partitë e koalicionit kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme.

RonaTyra

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu