Një avion i vogël stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Kalamatës në Greqi.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti fluturues T-2 Buckeye, për motive ende të paqarta është rrëzuar rreth 500 metra larg aeroportit nga ku u ngrit.
Në momentin e aksidentit, në avion ndodhej vetëm piloti, i cili raportohet të ketë humbur jetën.
Aeroplani u përplas dhunshëm në tokë dhe më pas u dërgua dhe një shpërthim. Në vendngjarje shkuan menjëherë ekipet e kërkim shpëtimit të cilit vunë flakët në kontroll.
Avioni T-2 Buckeye ishte prodhim amerikan dhe shërbente për trajnim të pilotëve grekë pranë Forcave Ajrore.
j.l./ ABC24.AL