Rreth 225 emigrantë të parregullt u shtëpuan nga Roja Bregdetare Turke në Detin Egje pasi autoritetet greke i kthyen ata në ujërat territoriale turke, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas njoftimit zyrtar, njësitë e rojes bregdetare shpëtuan 108 migrantë të parregullt nga një varkë gome në rrethet Seferihisar, Foca, Dikili dhe Urla në Izmir, ndërsa 43 u shpëtuan pranë rrethit Kusadasi në provincën Aydin.
Ekipet shpëtuan gjithashtu 46 emigrantë në rrethin e Ayvacik në provincën Çanakkale, së bashku me 28 nga rrethi Kas i provincës Antalia.
Emigrantët u transportuan në departamentin e migracionit provincial.
Turqia dhe grupet globale të të drejtave kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë për të larguar azilkërkuesit, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e migrantëve të cenueshëm, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.
j.l./ ABC24.AL