Një varkë me emigrantë rrezikon të mbytet në Kanalin Anglez, ndërkohë që ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit me dy helikopterë, varka shpëtimi dhe disa varka të tjera të marinës britanike dhe franceze. Madje dhe një peshkarexhë ka shkuar në ndihmë të tyre.
Operacioni i shpëtimit mësohet se është duke u zhvilluar në brigjet e Kentit, pranë Dungeness, e për aksionin deri më tani një zëdhënës i Agjencisë Detare dhe Roje Bregdetare u shpreh se: Roja bregdetare aktualisht po koordinon një përgjigje kërkimi dhe shpëtimi ndaj një varke të vogël jashtë Kentit. Kemi dërguar edhe një ambulancë ajrore është dërguar.
Ndërkohë që një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha se janë të dijeni se çfarë po ndodh në det dhe se të gjitha agjencitë janë mbledhur për të shpëtuar jetën e personave në rrezik. Mes tyre nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe shqiptarë që janë nisur drejt Anglisë.
Incidenti vjen vetëm disa orë pasi kryeministri Rishi Sunak paralajmëroi ligje të reja për të trajtuar emigracionin e paligjshëm me vetëm 5 pika.
j.l./ dita