Ministria e Shëndetësisë në Itali, ka urdhëruar se të gjithë pasagjerët që vijnë nga Kina, duhet t’i nënshtrohen një tamponi anti-Covid në pikat kufitare.
Lajmin e ka dhënë ministri i Shëndetësisë, Orazio Schillaci.
endimi u mor pas të dhënave shqetësuese epidemiologjike kineze, ku dyshohet se vendi aziatik ka miliona të infektuar nga Covid, pavarësisht se shifrat zyrtare nuk e konfirmojnë.
“Kam porositur, me urdhër tamponët e detyrueshëm antigjenik të Covid 19 dhe sekuencën përkatëse të virusit, për të gjithë pasagjerët që vijnë nga Kina dhe në tranzit nëpër Itali. Masa është thelbësore për të siguruar mbikëqyrjen dhe identifikimin e çdo varianti të virusit në mënyrë që të mbrohet popullata italiane. Do të raportoj më hollësisht gjatë Këshillit të Ministrave të mbledhur sot”, deklaron Schillaci.
Edhe Japonia ka vendosur teste për Covid-19 për vizitorët nga Kina kontinentale, njoftoi kryeministri Fumio Kishida në përgjigje të përfundimit të ardhshëm të karantinave të detyrueshme pas mbërritjes në Kinë.
Qeveria kineze vendosi të heqë karantinën 3 javore për ata që hyjnë, qofshin shtetas të Kinës apo të huaj, duke nisur nga 8 janari i vitit të ardhshëm.
a.m/dita