Ronaldo përgatit aventurën e re saudite, do të paguhet 200 milionë euro në sezon

0
Gjigandi

Numërimi mbrapsht për jetën e re të Cristiano Ronaldos ka filluar. Portugezi prej disa ditësh ndodhet në Dubai, ku po stërvitet, teksa pret të finalizojë marrëveshjen faraonike me Al Nassr, skuadrën saudite me të cilën CR7 duhet të lidhet deri në qershor 2025 me një kontratë rreth 200 milionë euro në sezon, mes të drejtave të angazhimit dhe imazhit.

Prandaj, nuk ka kthim në Champions League, me përjashtim të surprizave sensacionale të minutës së fundit. Cristiano është gati të rifillojë pas zhgënjimit në Kupën e Botës me Portugalinë dhe një rrugëtim që përfundoi në çerekfinale, pasi humbi pozicionin e titullarit në kombëtaren ku është kapiten.

“Fitimi i Kupës së Botës me Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime, – shkroi CR7 në Instagram më 11 dhjetor, mesazhi i fundit për 520 milionë ndjekësit e tij. – Ajo ëndërr ka marrë fund. Nuk ia vlen të reagosh ndaj thashethemeve, por dua që ju të dini, ngaqë është spekuluar shumë, se përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar kurrë”.

Pas zhgënjimit në Botëror, CR7 filloi të punojë për pjesën tjetër të karrierës së tij, pasi “divorci” me  Manchester United u zyrtarizua para fillimit të turneut në Katar. Ai u stërvit për disa ditë në Valdebebas, qendrën sportive të Real Madridit, por që nga fundjava e kaluar u transferua në Dubai, ku vazhdoi të punojë për të rikuperuar formën, që nuk e kishte gjetur kurrë këtë sezon.

Kontaktet e vazhdueshme me Al Nassr tashmë kishin filluar që para Kupës së Botës. CR7 është përfolur tashmë në Arabinë Saudite që nga fillimi i dhjetorit. Në të vërtetë, që nga vera, kur oferta arabe faraonike ishte më konkretja që mbërriti në tryezën portugeze.

RonaTyra

“Po, unë refuzova 350 milionë në dy vite për të luajtur në kampionatin saudit”, – i kishte thënë CR7 gazetarit Piers Morgan në intervistën që sanksionoi fundin e marrëdhënies së tij me “Djajtë e Kuq”. Në prapaskenë, me mbështetjen e federatës dhe qeverisë, që dëshirojnë të transformojë Arabinë Saudite në Katarin e ardhshëm, Al Nassr ka vazhduar të punojë për të realizuar ëndrrën e Ronaldos, për ta bindur atë të transferohet në Riad.

Sipas “Marca”, marrëveshja do të finalizohet deri në fund të vitit dhe CR7 tashmë do të dalë në fushë me fanellën e re në fillim të vitit 2023. Tani për tani ai ndodhet në Dubai, duke pritur që gjithçka të jetë gati. Në pritje që sheikët të përqafojnë jo vetëm dëshirën e tij për futbollin, ende e pandryshuar në moshën 37-vjeçare, por edhe kompaninë CR7, ajo që do të ndihmojë në vendosjen e kampionatit saudit në hartën e futbollit botëror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu