Ronaldo ‘driblon’ lajmet për braktisje të kombëtares me një mesazh të fortë uniteti

0
Gjigandi

Cristiano Ronaldo dha një mesazh të fortë uniteti, pasi u publikua lajmi se ai kishte kërcënuar se do të largohej nga Katari përpara ndeshjes me Zvicrën, ku nuk figuronte pjesë e formacionit startues.

Lojtari evidenton një grup dhe ekip të fortë, të aftë për t’iu rezistuar “forcave të jashtme” dhe pa “iu trembur asnjë kundërshtari”. Teksti është ilustruar me një foto, në të cilën të gjithë lojtarët, zëvendësues dhe titullarë, festojnë një nga golat ndaj Zvicrës.

“Një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për ta lënë veten të trembet nga ndonjë kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Besoni te ne, forca Portugali!” – shkruan pesë herë fituesi i “Topit të Artë” në rrjetet sociale.

Nga ana e saj, Federata Portugeze e Futbollit (FPF) ka reaguar këtë të enjte ndaj lajmeve që raportojnë kërcënimin e Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga kombëtarja pas një bisede të supozuar ‘të nxehtë’ me Fernando Santos, sapo ai mësoi se nuk do të ishte titullar kundër Zvicrës, në 1/8 finale të Kupës së Botës në Katar.

RonaTyra

Ja deklarata e FPF: “Një lajm i publikuar këtë të enjte raporton se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga kombëtarja gjatë një bisede me Fernando Santos, trajnerin e kombëtares.

FPF sqaron se në asnjë moment kapiteni i kombëtares, Cristiano Ronaldo nuk ka kërcënuar me largim nga kombëtarja gjatë grumbullimit në Katar.

Cristiano Ronaldo ndërton çdo ditë një rekord unik në shërbim të kombëtares dhe vendit, çka duhet respektuar dhe që dëshmon shkallën e padiskutueshme të përkushtimit ndaj kombëtares.

Rastësisht, shkalla e përkushtimit të lojtarit me më shumë ndeshje te Portugalia u dëshmua sërish, nëse është e nevojshme, në fitoren ndaj Zvicrës, në 1/8 finale të Kupës së Botës 2022.

Ekipi kombëtar, lojtarët, trajnerët dhe struktura e FPF është siç ka qenë që nga dita e parë, plotësisht e përkushtuar dhe entuziaste në ndërtimin e asaj që vendi dëshiron, pjesëmarrja më e mirë e Portugalisë në një Botëror”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu