Ronaldo do ta thyej ligjin duke jetuar me partneren e tij në Arabinë Saudite

0
Gjigandi

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez do të shkelin ligjin në Arabinë Saudite, pasi që është e ndalur që çiftet jo të martuara të jetojnë së bashku, por ata nuk pritet të ndëshkohen nga autoritetet.

37-vjeçari iu bashkua Al Nassrit muajin e kaluar pas largimit të tij nga Manchester United, dhe do të fitojë 200 milionë euro në vit, në një marrëveshje që do zgjas dy vite e gjysmë.

Ai u prezantua para fansave të zhurmshëm në “Mrsool Park” të martën, si ‘futbollisti më i madh në botë’ para 25,000 mbështetësve në Riad, nën praninë e fishekzjarrëve..

Familja e Ronaldos ishte gjithashtu në fushë gjatë prezantimit të tij, dhe gazeta spanjolle “SPORT” zbuloi se duke jetuar me Rodriguez, dyshja do të shkelin ligjin saudit.

37-vjeçari u takua me Rodriguez ndërsa luante për Real Madridin në vitin 2016 dhe ata kanë dy fëmijë së bashku, Bella dhe Alana.

RonaTyra

Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë, Cristiano Jr. dhe Eva e Mateo, të cilët janë binjakë.

Meqenëse Rodriguez dhe Ronaldo nuk janë martuar ende, ata po e shkelin ligjin saudit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu