Rihanna ka shpërndarë për herë të parë një video të djalit të saj dhe reperit A$AP Rocky, të cilin e lindi në maj të këtij viti.
Videoja prej 45 sekondash në TikTok, e para nga këngëtarja në platformën e mediave sociale, ka tërhequr tashmë 11.5 milionë shikime dhe 3.4 milionë pëlqime që kur u postua të shtunën.
Në videon e titulluar “hacked”, djali buzëqesh dhe kap telefonin e saj ndërsa Rihanna thotë “Po përpiqesh të marrësh telefonin e mamit?”
Asnjë detaj tjetër, përfshirë emrin e fëmijës, nuk është bërë publik.
Këngëtarja me origjinë nga Barbados, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, vitet e fundit është bërë miliardere, me arritjet e saj muzikore dhe marka e sukseshme Fenty.
Pas këtij postimi, foto të tjera të familjes bënë xhiron e rrjetit.
@rihannahacked