Rihanna dhe ASAP Rocky janë parë në publik për herë të parë me djalin e tyre shtatëmuajsh.
Familja ka pozuar për fotografët në plazhin në Malibu. Rihanna kishte veshur një fustan të rrjedhshëm me të çara, ndërsa reperi një jelek lëkure dhe pantallona të gjera. Djali i tyre, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza dhe ishte i mbështjellë me një batanije.
Ditën e djeshme këngëtarja ka krijuar një profil në TikTok dhe për herë të parë ka treguar se si duket i vogli në video. Sigurisht që videoja ka gëzuar ndjekësit dhe miqtë e saj, mes tyre edhe Paris Hilton.
“Jam shumë e lumtur për ty”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Rihanna së fundmi i është rikthyer karrierës muzikore pas një pauze gjashtë vjeçare. Ajo regjistroi këngët “Lift Me Up” dhe “Born Again” për filmin “Black Panther: Wakanda Forever” me regji të Ryan Coogler.