Rëndohet bilanci, 11 viktima dhe qindra të plagosur si pasojë e tërmetit të ri në Turqi

0
Gjigandi

11 njerëz kanë mbetur viktima në Siri dhe Turqi pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqisë, dy javë pas tërmetit shkatërrues që vrau mbi 46.000 njerëz.

Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive tha se 11 persona ndërruan jetë dhe 600 të tjerë u plagosën në Turqi.

“Ndërsa në Siri, një grua dhe një vajzë vdiqën si pasojë e panikut gjatë tërmetit në provincat Hama dhe Tartus, thanë mediat pro-qeveritare”.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Defne, në provincën Hataj të Turqisë, e cila kufizohet me Sirinë.

“Tërmeti është ndier gjithashtu në Jordani, Qipro, Izrael, Liban dhe Egjipt, dhe u pasua nga një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 shkallë të Rihterit”.

RonaTyra

Hataj ishte një nga provincat më të goditura në Turqi në tërmetin e 6 shkurtit. Mijëra ndërtesa u shkatërruan para dy javësh dhe tërmeti i së hënës i dëmtoi edhe më tej ato.

“Sipas autoriteteve turke, vetëm në Turqi kanë vdekur mbi 41 mijë persona nga tërmeti i 6 shkurtit, derisa besohet se mbi 385.000 banesa janë shkatërruar apo janë dëmtuar rëndë. Ndërsa në Siri kanë vdekur rreth 5 mijë persona”.

Komisioni Evropian, së bashku me Presidencën Suedeze të Këshillit, do të organizojnë më 16 mars një konferencë të madhe donatorësh në Bruksel, për të mbledhur kontribute për ndihmë për Turqinë dhe Sirinë, në përballje me pasojat e tmerrshme të tërmetit që ka goditur pjesë të këtyre dy vendeve.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ndihma totale amerikane për të prekurit nga tërmeti në Siri dhe Turqi ka arritur në 185 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu