Renditja sipas cilësisë: Gjimnazi që kryeson si më i miri në Tiranë është…

0
Gjigandi

Ndryshon renditja e gjimnazeve sa i përket vlerësimit të cilësisë për vitin mësimor 2022-2023. Pas vlerësimin të një sërë treguesve që kanë të bëjnë me rezultatet e marra nga nxënësit në provimet kombëtare të maturës, ato gjatë vitit mësimor, frekuentimit të orëve të mësimit, kualifikimit të mësuesve, çmimeve të fituara, shkolla që kryeson në kryeqytet si më e mira tashmë është gjimnazi “Petro Nini Luarasi”.Ndërkohë që shkolla “Sami Frashëri” që mbante vendin e parë, ka zbritur në vend të tretë, ndërkohë që vijon të mbetet e dyta shkolla “Qemal Stafa”. Renditja ka ndryshuar edhe për shumë shkolla të tjera.

Strukturat vendore të arsimit parauniversitar kanë detajuar tashmë Kartën e Performancës 2023, duke bërë edhe renditjen finale nga shkolla që vlerësohet si më e mira, e deri tek ajo që ka raportuar nivelin më të ulët. Konkretisht për vitin e shkuar mësimor, dy shkollat që ndodhen në fund të renditjes janë “100 Vjetori i Pavarësisë”, si dhe shkolla e mesme Shëngjergj.

Autoritetet e arsimit parauniversitar bëjnë me dije se në finalizimin e renditjes janë përfshirë 15 tregues, që janë: Përqindja e nxënësve të larguar nga shkolla, kundrejt nxënësve të regjistruar në fillim të vitit, përqindja e orëve të munguara nga nxënësit, kundrejt të gjitha orëve mësimore të një viti, përqindja e nxënësve kalues në Maturën Shtetërore, nota mesatare e shkollës në provimet kombëtare të Maturës Shtetërore, diferenca ndërmjet notës mesatare të shkollës, në provimet e lëndëve të detyruara, me notën mesatare të këtyre lëndëve në klasën e 12-të, përqindja e nxënësve që e kanë diferencën më të madhe se 1 notë, realizimi i objektivit të planit vjetor të shkollës, numri i fituesve të shkollës në konkurrimin (olimpiadat, konkurse, aktivitete) që shpall ministria përgjegjëse e Arsimit, numri i fituesve të shkollës në konkurrimin (konkurse, aktivitete) që shpallin zyrat e arsimit, rezultatet e mësuesve të shkollës në provimet e kualifikimit gjatë 4 viteve të fundit shkollore, përqindja e maturantëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare për të vijuar studimet në institucionet e arsimit të lartë, si dhe tre pyetësorët për prindërit, mësuesit dhe nxënësit.

Karta e Performcaës së shkollës ofron të dhëna për arritjet e shkollës gjatë një viti mësimor, për një krahasim në nivel vendor mbështetur në tregues cilësorë dhe sasiorë. Sipas ekspertëve të arsimit, njohja me rezultatet e treguesve u shërben drejtuesve të institucioneve arsimore, mësuesve dhe nxënësve, prindërve, si dhe gjithë komunitetit që të analizojnë dhe të krahasojnë rezultatet e shkollës me tregues të ndryshëm të arritjeve të një dokumenti lehtësisht të përdorshëm. Njohja me rezultatet e treguesve do të ndihmojë prindërit dhe komunitetin që të gjykojnë për arritjet dhe nevojat për përmirësim, duke mundësuar kështu në përfshirje reale të tyre edhe në vendimmarrje. Veçanërisht këto rezultate do të shërbejnë për drejtuesit e shkollave si një pikënisje për kryerjen e një analize të thellë në lidhje me ndërhyrjet që duhet të zhvillohen për përmirësimin e treguesve. Gjithashtu, rezultatet e Kartës së Performancës së shkollave do të jenë nxitëse për metoda më cilësore dhe bashkëkohore për vlerësimin e punës në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, nëpërmjet krahasimit të shkollë me veten, si dhe me shkollat e tjera të po të njëjtit rajon.

Klikoni në linkun në vijim për renditjen e plotë: 

RonaTyra

KARTA E PERFORMACES GJIMNAZE PUBLIKE

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu