Rehabilitohet një tjetër bllok banimi, Gjiknuri: Do ta vazhdojmë këtë rrugë të mirë me Gledin kryetar Bashkie edhe katër vite të tjera

0
Gjigandi

Një tjetër bllok banimi në Elbasan po merr një pamje krejt të re me rrugë, trotuare, ndriçim dhe hapësira të gjelbra, në funksion të përmirësimit të jetesës së banorëve. Drejtuesi politik i qarkut Elbasan Damian Gjiknuri bashkë me Kryebashkiaku Gledian Llatja inspektuan punimet që po kryhen në bllokun që kufizohet nga rrugët “Refik Myftiu” e “Qamil Luniku”. Gjiknuri deklaroi se investime të tilla janë shembuj konkretë të premtimeve të mbajtura.

“Puna flet vetë. Siç kemi pasur rast në lagje të tjera të qytetit, ne kemi hyrë në ato zona që quheshin informale, ku Bashkia Elbasan vitet e fundit, sidomos gjashtë muajt e fundit, ka filluar një program të tërë asfaltimi, sistemimi të të gjithë këtyre lagjeve. Ky është një nga shembujt konkretë. Fokusi i Bashkisë, siç e tha edhe vetë Gledi, ka qenë nga qendra për t’u shtrirë në periferi, pse jo dhe në shumë zona rurale të cilat kanë pasur vëmendje të paktë më parë. Kjo është një punë e mirë, njerëzit shohin diçka të prekshme. Kjo është puna që duhet bërë. Unë e inkurajoj Gledin, si shembull i mirë i premtimeve të mbajtura, i interesit për këto zona”, tha ai.

Numri dy i garantoi se me vazhdimin e Gledian Llatjas në krye të Bashkisë, qeveria shqiptare do të jetë një garanci më tepër për mbështetjen e projekteve të Elbasanit.

“Unë si drejtues politik e di shumë mirë interesi që tregon kryetari i Bashkisë duke lobuar gjithë kohës në të gjitha institucionet që kanë mundësi financiare për projektet e Bashkisë.

Bashkia e Elbasanit ka përgatitur një sërë projektesh të tjera infrastrukturore. Unë garantoj që me vazhdimin e Gledit në krye të Bashkisë qeveria shqiptare do të jetë një garanci më tepër për mbështetjen e projekteve të Elbasanit. Në Elbasan po ndodhin shumë zhvillime. Ka shumë investime. Po bëhen vepra që nesër do tërheqin shumë njerëz në zonën e Elbasanit. Në një të ardhme të afërt do të bëhet dhe by-passi i Elbasanit që do të lehtësojë trafikun, sidomos për pjesën e zonës industriale”, deklaroi Gjiknuri.

RonaTyra

Teksa shprehu mbështetjen për kryebashkiakun Llatja, Gjiknuri ironizoi dhe drejtuesit e opozitës. “Ne nuk kemi hallet e politikave të mëdha të Tiranës, e rikthimit të disave të vdekur politikisht. Ne duam të vazhdojmë rrugën e nisur me qytetarët e Elbasanit, me Gledin dhe gjithë këtë ekip që nuk është i vetëm, por ka kryeministrin Edi Rama pas gjithë këtyre projekteve. Kështu që, do kemi raste të tjera për të prezantuar punë të tjera të mira të bëra që kanë një emër, që është kryetari i Bashkisë dhe qeveria shqiptare për mbështetjen që ka dhënë. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugë me Gledin kryetar Bashkie edhe katër vite të tjera, kjo nuk diskutohet”, theksoi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se fokusi i Bashkisë ka qenë gjithmonë te formalizimi i zonave informate. “Është një fokus i veçantë që ne po i japim të gjithë zonave informale për të rehabilituar shtresat asfaltike, rrugët, ndriçimin dhe menaxhimin e ujërave të shiut dhe ujërave të zeza. Fokusi i Bashkisë ka qenë gjithmonë te formalizimi i zonave informale. Janë mbi 700 familje të cilat përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ky investim i kryer”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Elbasanit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu