Reformë në kopshte, MAS: Gjobë deri në 1 mln lekë të reja dhe ndërprerje e menjëhershme pune nëse ka shkelje

0
Gjigandi

Pas situatës shqetësuese të dhunës së ndodhur së fundmi ndaj një 3-vjeçareje në një kopësht privat, Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije nisjen e një reforme rrënjësore në arsimin parashkollor.

Vetë ministrja Ogerta Manastirliu theksoi se subjektet që ushtrojnë veprimtari private dhe publike në arsimin parashkollor do t’i nënshtrohen verifikimeve të imtësishme. Sipas saj, do të rishikohet paketa ligjore e arsimit parashkollor dhe do të ketë tolerancë zero ndaj çdo fenomeni që dëmton fëmijët. Pjesë e reformës sipas Manastirliut do të jetë edhe verifikimi i arsimit dhe edukimin e mëtejshëm të edukatoreve që ushtrojnë detyrën e tyre në institucionet e arsimit parashkollor.

Do të jetë reforma e arsimit parashkollor, rishikimit të paketës ligjore dhe tolerancë zero ndaj çdo fenomeni që dëmton fëmijët. Standarde të reja për arsimin parashkollor me fokus edukimin e mësuesve si dhe verifikimi i subjekeve që ofrojnë shërbimin e arsimin parashkollor. Do vlerësohet cilësia e arsimit parashkollor. Puna për këtë reformë do të fillojë menjëherë. Në fund kam një thirrje për prindërit, aktet që kemi parë janë të dënueshme, janë tronditëse por ato mund t’i luftojmë duke ndërvepruar së bashku si shoqëri. Ministria e Arsimit është e angazhuar për të rritur cilësinë e arsimit parashkollor dhe deri te ai universitar”, u shpreh Manastirliu në një konferencë për mediat.

Sipas saj, penalitetet për shkeljet apo abuzimet do të jenë të pashmangshme.

“Në rast të mosplotësimit të dokumentacionit dhe pajisjes me licensën përkatëse do të vijohet me masat që parashikon ligji, Gjobë në 500 mijë deri në 1 mln leke të reja dhe ndërprerje e menjëhershme e veprimtarisë. Paralelisht praktikat do t’u referohen organeve kompetente bazuar në legjislacionin në fuqi”, bëri me dije Manastirliu.

RonaTyra

Gjithashtu theksoi se tashmë Task Forca ka vijuar kontrollet në institucionet e arsimit parashkollor.“Nga kontrollet e këtyre ditëve janë inspektuar 90 kopshte jopublike dhe 67 prej tyre ushtrojnë veprimtari në përputhje me ligjin. 8 kopshte rezultojnë të mos kenë aplikuar për licensimin përkatës dhe dy prej tyre i është refuzuar licensimi”, tha Manastirliu.

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu