Bordi i Real Madrid tashmë i ka ofruar Toni Kroos mundësinë për të zgjatur qëndrimin e tij në “Santiago Bernabeu” edhe për një vit. Ashtu si muaj më parë, lojtari do të duhet të rishikojë nëse do të rinovojë apo do të përfundojë karrierën e tij.
11 ndeshje ka luajtur mesfushori gjerman deri më tani këtë sezon. edhe pse ai ka nisur vetëm katër ndeshje në ligën spanjolle dhe një në Champions League, e vërteta është se Kroos vazhdon të luajë një rol mjaft të spikatur në planet e Carlo Ancelotti.
Pikërisht për këtë arsye dhe për shkak se performance e tij mbetet në nivele të larta, bordi i Real Madrid ka nxituar t’i ofrojë atij mundësinë e vazhdimit të kontratës edhe për një vit. Vitin e kaluar, futbollisti ishte tashmë në të njëtën situatë dhe pavarësisht dyshimeve të ekspozuara në public, ai përfundoi duke rinovuar kontratën.
p.k\dita