Raundi i fundit për kuotat e lira, Universiteti i Tiranës fton të rinjtë të regjistrohen

0
Gjigandi

Universiteti i Tiranës, prej 1 jave ka hapur auditoret për 3352 studentë të rinj, në të gjitha programet e studimit pranë fakulteteve përbërëse të tij.

“Në shumë programe të UT-së ka ende kuota të lira ndaj ftojmë cilindo kandidat që ende nuk ka zgjedhur programin e studimit, të aplikojë për këto programe. Kushdo që është i interesuar, mund të informohet pranë fakulteteve ose pranë Rektoratit të UT-së pasi është ende i hapur një raund i fundit regjistrimesh”, njoftoi Universiteti i Tiranës.

Kujtojmë se për studentët ekselentë dhe ata që kanë zgjedhur apo do të zgjedhin një prej programeve të shpallura si prioritet kombëtar, qeveria akordon bursa studimi dhe përjashtim nga tarifa e studimit.

“Ftojmë të rinjtë që t’i bashkohen Universitetit të Tiranës, më i madhi dhe më i rëndësishmi në vend, i cili i pajis ata me diplomë që do të jetë një gur themeli për të ardhmen e tyre”, përfundon njoftimi i Universitetit të Tiranës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu