Rama: Presidentin serb e kam takuar dhe do e takoj gjithnjë sepse…

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama shprehet se do të vazhdojë të takojë Presidentin Aleksandër Vuçiç sepse është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës që të jenë të angazhuar për paqen.

Në seancën e sotme në Parlament, ai u shpreh se roli i Shqipërisë është si pjesë e Europës në Ballkan.

“Unë presidentin e Serbisë nuk e kam zgjedhur dhe as e kemi zgjedhur ne shqiptarët. Nuk besoj se po t”i drejtojmë ndonjë ankesë ne ai do largojë serbët që aty. Ne jemi këtu, ata aty, e ardhmja është këtu dhe ç’kemi bërë në të shkuarën e dimë. Prandaj Presidentin serb e kam takuar dhe do e takoj sa herë ta shoh të nevojshme sepse kështu i shërbej interesit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Serbia e ka humbur luftën ndaj Kosovës dhe Shqipëria duhet të luajë një rol si pjesë e Evropës në Ballkan. Kosova duhet të ulet krah për krah me Shqipërinë në OKB. Këto po bën asgjë po bën, kush se kupton dot do e kuptojë për nesër”, tha Rama.

 

RonaTyra

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu