Rama: Nga gjithë ky ndryshim përfitojnë dhe demokratët. Prandaj të tjerët futen nga penxheret

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nga ndryshimet që janë bërë në vendin tonë si në turizëm, apo buxhetin e shtetit kanë përfituar dhe demokratët.

Ai ka theksuar se kjo është arsyeja sepse këta të fundit nuk shkojnë në protesta dhe të tjerët futen nga dritaret e Kuvendit.

Sipas Ramës, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që ka zero takstën e vogël.

“Nga gjithë ky ndryshim, nga gjithë kjo rritje turizmi përfitojnë dhe demokratët njësoj, prandaj dhe këta me të drejtë nuk shkojnë më nëpër protesta. Edhe të tjerët futen nga penxhere. Ne kemi sfidat tona, kundërshtarët tanë që janë përballë nesh, janë pengesat që ne duhet të vazhdojmë të kapërcejmë për të vazhduar të rrisim pagat, pensionet, mbështetjen e njerëzve që janë më në nevojë, investimet, mundësitë dhe për ta bërë këtë pa rritur asnjë takst. Jemi i vetmi vend në këtë lagjen tonë këtu në Ballkan që kemi zero përqindjen për takstën e vogël.

 

RonaTyra

E kam thënë që do ta mbajmë zero deri në 2029, pavarësisht nëse jam apo nuk jam unë. Do e mbaj PS dhe nëse nuk do jem unë e vetmja arsye që mund të vijë unë këtu te ju është që t’i rrëzojmë këta”, u shpreh kryeministri.

 

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu