Rama mirënjohje për mjekun që i stabilizoi tensionin me “karamele”: I thashë u plaka, më tha u poqe!

0
Gjigandi

Prof.Dr.Artan Goda, mjeku kardiolog në QSUT ishte mes shumë bluzave të bardha që morën mirënjohje në prag të festave të fundivitit nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ky i fundit, madje zbuloi se Goda është mjeku që i stabilizoi tensionin.

“Mirënjohje të veçantë meriton dhe Shërbimi i Kardiologjisë në QSUT. Kam kënaqësinë ti jap një nga këto mirënjohje profesor Artanit. 

Po zbuloj dhe një sekret. Në një moment të caktuar të jetës i besova profesor Artanit sepse fillova të shoh lëkundjet e tensionit. E falenderoj me vete shpesh sepse ma ka stabilizuar tensionin në mënyrë perfekte. Kjo është vetëm një nga faktet e mia të fshehura në lidhje me shërbimin shëndetësor.

E them këtë për të gjithë ata që dyshojnë se mjekët tanë mund t’u japin shërbimin dhe ekspertizën më të mirë. Padyshim që mund ta japin. 

RonaTyra

E vërteta është se ndonjëherë kam tentuar t’i kap dhe në gabim duke bërë një kontroll paralel kur kam pasur mundësi jashtë shtetit. E provova këtë gjë nja dy herë. Më doli e njëjta gjë që thoshin këta këtu dhe vendosa të rri me këta këtu. Faleminderit profesor”, tha Rama.

Rama zbuloi më tej se kontaktin e parë me doktorin e kishte pasur kur ishte kryetar bashkie i Tiranës teksa solli për të pranishmit dhe disa momente gazmore në bisedën mes tyre.

“Kur më vizitoi doktori isha kryetar bashkie dhe më tha do marrësh një karamele të vogël çdo mëngjes dhe nuk do kesh probleme. Si do ta marr çdo mëngjes i thashë, deri kur? Do ta marrësh, tha. I thashë, ore çfarë bëhet kështu, u plaka. Ky më tha, nuk u plake por u poqe”, tha ai.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu