Shqipëria është renditur në vendin 91-të nga 140 vende të studiuara, për sa i përket fuqisë së tyre ushtarake dhe njerëzore. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria është përmirësuar me 14 gradë në Indeksin e Fuqisë Globale. Në vitin 2021 renditej e 115-ta në botë dhe e parafundit në rajon.
Shqipëria renditet më lart se disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por gara rajonale fitohet nga Serbia, e renditur e 58-ta. Lidhur me këtë ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se vendi ynë ka një diferencë nga vendet e tjera të Ballkanit.
“Nga Pakoja e Madhe u shpërblyen edhe Forcat e Armatosura, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre gjatë këtij dimri të vështirë
LAJM I MIRË: Në indeksin e Fuqisë Globale 2022 (Global Fire Power) Shqipëria ka kapërcyer 14 shkallë nga 2021 Vendi ynë tanimë renditet pas Serbisë, por me diferencë nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Rama krahas një videoje që ka ndarë në Facebook.
o.j/dita