Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka hedhur një akuzë të fortë.
Ndoka pohon se ka një marrëveshje të fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, për reformën zgjedhore, me një sistem të ri që i jep partisë fituese të zgjedhjeve automatikisht 10 deputetë më shumë në Kuvend.
Por çfarë mendojnë kolegët e tij në radhët e Partisë Demokratike, për këtë akuzë të hedhur nga Noka?
Deputeti, Bujar Leskaj ka thënë se nuk ka koment për këtë, ndërkohë që Salianji shtoi se kjo nuk është hera e parë që Basha akuzohet për marrëveshje të fshehta.
Ndërkohë që Gazment Bardhi dhe Oriola Pampuri janë të së njëjtës mendje: Ato shprehen se Noka thotë budallallëqe!
“Akoma me këto ju, ça janë këto budalliqe?”, pyeti e çuditur Pampuri, e cila njihet si një nga deputetët më pro Bashës në grupin parlamentar të PD-së.