Rama: Buxheti i 2024 garanton librat falas për 231 mijë nxënës

0
Gjigandi

Buxheti vitit 2024 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të vijojë të mbështesë nxënësit për librat falas.

Kryeministri Edi Rama bën të ditur në një postim në rrjete sociale se buxheti i ri vijon të garantojë librat falas për 231 mijë nxënës nga klasa e I-9.

Gjithashtu, buxheti për Arsimin mbështet rreth 18 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë që ndjekin arsimin e mesëm të lartë.

Buxheti 2024 do të sigurojë transportin falas gjatë vitit për mbi 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues.

Buxheti 2024 do të mbështesë rreth 3,600 nxënës të arsimit parauniversitar nga shtresat sociale në nevojë.

RonaTyra

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu