“Radojiçiç i lirë në Serbi”\ Deputetja Kearns: Pse ende nuk ka masa për Beogradin nga Britania, SHBA dhe BE, kur Kosova është e sanksionuar? 

0
Gjigandi

 

Deputetja britanike, Alicia Kearns reagoi ashpër ndaj lirimit të Milan Radojçiçit, duke kujtuar sesi Kosova vazhdon të mbetet e sanksionuar nga BE-ja, por ndaj Serbisë nga ana tjetër, ndërkombëtarët nuk marrin masa tha ajo.

“Radojçiç mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka masa për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, apo rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e Bashkimit Europian. Çfarë është kjo, diplomaci parandaluese?”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

Një gjykatë në Beograd liroi të mërkurën nga paraburgimi ish nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç, një ditë pas ndalimit të tij lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës. Në një njoftim të Gjykatës së Lartë në Beograd thuhet se atij “i është caktuar masa e ndalimit të largimit nga territori i Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të hyjë në territorin e Kosovës”.

Ndërkohë, sipas prokurorisë në Beograd, ai akuzohet se ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese të fuqisë së madhe shkatërruese në Tuzlla të Bosnjës dhe Hercegovinës nga janari i viti 2023 deri më 24 shtator, të cilat i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit dhe të cilat më pas i transportonte dhe ruante në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, duke i fshehur në ndërtesa të braktisura dhe në pyje.

RonaTyra

 

 

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu