Një grua e moshuar ka ndrruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë ku ishtë dërguar pasi u rrëzua nga ballkoni.
Policia bën me dije se ndërsa po lante xhamat e shtëpisë , shtetasja H. Ç., 77 vjeçe ka rënë nga kati i dytë.
“Më datë 23.12.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës“, njofton policia.
a.m/dita