Qeveria shqiptare ka kaluar një akt normativ që të shlyejë të gjitha detyrimet e prapambetura të efektivëve të Policisë së Shtetit.
Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat e policisë në Komisariatin e Kavajës.
Balla tha se ky akt do të hyjë menjëherë në fuqi dhe përmes tij do të kryhen pagesat për orët shtesë të çdo efektivi.
Ministri, Taulant Balla ndër të tjera shtoi se në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar dhe një rritje e pagës për punonjësit e policisë, e cila sipas tij ndonëse nuk është aq sa duhet, është një hap i madh krahasuar me pagën aktuale.