Qeveria do “edukojë” deputetët, ligj i ri për korrupsionin brenda vitit 2027

0
Gjigandi

Një udhërrëfyes mbi funksionimin e institucioneve demokratike  publikuar për konsultim nga Ministria e Drejtësisë përfshin në një pjesë të tij një qasje të re për të përzgjedhurit në Parlament.

Duke u ndalur tek aspekti i korrupsionit dhe eliminimi i konfliktit të interesit në këto radhë dokumenti specifikon se deputetët do të “edukohen” mbi këto tema dhe për këtë parashikohet rritje e kapaciteteve të Kuvendit për të kryer këtë detyrë.

Tek ndarja fusha dhe objektiva, në kapitullin 2 udhërrëfyesi ndan një seksion nën emërtimin “kodet etike; deklarimin e pasurisë; regjimet për parandalimin e konfliktit të interesit; kufijtë e imunitetit nga hetimi, ndjekja penale ose gjykimi i veprave të korrupsionit në shkallën e nevojshme në një shoqëri demokratike”.

Lidhur më këtë temë parashikohen masa strategjike dhe përmirësime të kornizës ligjore. Kjo lidhet me harmonizimin e plotë me standardet ndërkombëtare për luftimin e ryshfetit të zyrtarëve të huaj publikë nëpërmjet ratifikimit të Konventës së OECD-së për Luftimin e Ryshfetit të Zyrtarëve Publikë të Huaj në Transaksionet e Biznesit Ndërkombëtar të 17 dhjetorit 1997 brenda 2027.

Sa i takon zbatimit dhe kapacitetit udhërrëfyesi parashikon disa pika, ku së pari forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve administrative të Kuvendit për mbështetjen e deputetëve në tema të konfliktit të interesave, çështjeve etike, korrupsionit të legjislacionit etj.

RonaTyra

Së dyti, kapaciteti i Kuvendit për të siguruar korrigjimin e duhur të legjislacionit për korrupsionin brenda vitit 2027.

Së treti, zbatimi i Kodit të Sjelljes për deputetët nëpërmjet caktimit të masave disiplinore në rastet e shkeljes së dispozitave të Kodit në komisione dhe seanca plenare (Afati: 2024-2030).

Së katërti, organizimi i sesioneve informuese me deputetët e rinj për çdo legjislaturë të re për zbatimin e Kodit të Etikës apo çështjet etike dhe duke u ofruar këshilla të vazhdueshme për çështjet e konfliktit të interesave gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si deputetë (Afati: 2024-2030) .

Së pesti, finalizimi i draft metodologjisë për identifikimin e rrezikut për korrupsion në procesin ligjbërës të zhvilluar me mbështetjen e ekspertëve të Westminster Foundation në bashkëpunim dhe trajnimin e stafit të Kuvendit për zbatimin e tij (Afati: 2024-2025);

Së gjashti, forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve administrative të Kuvendit për mbështetjen e deputetëve në tema për konflikt interesash, çështje etike etj. (Afati 2024-2030).

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu