Putin ndalon furnizimet me naftën ruse për vendet që vendosën kufirin e çmimit

0
Gjigandi

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që ndalon furnizimin me naftë dhe produkte të naftës për vendet që vendosën një kufi çmimi për naftën ruse.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 shkurt të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë për pesë muaj deri më 1 korrik.

Kujtojmë se vendet e G7 ranë dakord më herët për vendosjen e një çmimi “tavan” për naftën ruse, me qëllim rritjen e presionit mbi Moskën për luftën në Ukrainë.

Këto vende vendosën që ta kufizojnë çmimin e naftës ruse në 60 $ për fuçi.

a.m/dita

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu