Vladimir Putin është zotuar të shkatërrojë sistemet e raketave amerikane Patriot që dërgohen në Ukrainë, duke thënë se është 100% i sigurt se forcat e tij mund të “heqin qafe” sistemin kundërajror prej 6 milionë dollarësh.
Në deklaratat që bëri dje, presidenti rus nuk ishte i shqetësuar kur u pyet për sistemin e ri të mbrojtjes ajrore që Shtetet e Bashkuara do t’i dorëzojnë Ukrainës. “Sigurisht që ne do ta shkatërrojmë atë, 100 për qind!”, tha fillimisht Putin dhe vazhdoi: “Thuhet se sistemet Patriot mund të dërgohen në Ukrainë. Le ta bëjnë këtë, ne do t’i heqim qafe”.
Putin më pas akuzoi rivalët gjeopolitikë të vendit të tij se synojnë të shpërbëjnë Rusinë.
Ai përdori konceptin e “Rusisë historike” për të argumentuar se ukrainasit dhe rusët janë një popull duke justifikuar sulmin e tij 10-mujor ndaj Ukrainës. “Përça dhe sundo, kjo është ajo që ata gjithmonë janë përpjekur të arrijnë dhe ende përpiqen të bëjnë. Por qëllimi ynë është i ndryshëm, të bashkojmë popullin rus, “-shtoi Putin.
o.j/dita