Putin jep sinjalin e parë për paqe: Jemi të gatshëm të negociojmë me Ukrainën

0
Gjigandi

Presidenti Vladimir Putin ka dhënë sinjalin e parë të paqes, pas më shumë se dhjetë muajsh nga pushtiimi i Ukrainës dhe shpalljes së luftës.

Ne jemi të gatshëm të negociojmë me kushdo që është i përfshirë në zgjidhje të pranueshme, por varet nga ata. Nuk jemi ne ata që refuzojmë të negociojmë. Ata refuzojnë”, tha presidenti rus për stacionin televiziv shtetëror Rossiya 1 gjatë një interviste të transmetuar sot.

Putin tha se Rusia po vepron në drejtimin e duhur në Ukrainë, sepse Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA, po përpiqet të copëtojë Rusinë.

Besoj se po veprojmë në drejtimin e duhur, po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, të popullit tonë. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbrojmë qytetarët tanë”, tha presidenti Putin.

Mediat e huaja, shkruajnë se pushtimi rus i Ukrainës i 24 shkurtit shkaktoi konfliktin ushtarak më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore dhe përplasjen më të madhe midis Moskës dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962.

RonaTyra

Më herët, Kremlini deklaroi se do të luftojë deri në arritjen e të gjitha objektivave të tij, ndërsa Kievi njoftoi se nuk do të pushojë derisa çdo ushtar rus të dëbohet nga të gjitha territoret e tij, përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e kapi në vitin 2014.

 

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu