Të gjithë e kujtojmë momentin kur Megi Pojani dhe Lori Bala shkëmbyen një puthje në buzë gjatë një kërcimi në skenën e “Dancing With The Stars”.
Kjo skenë u komentua shumë në media, madje nervozoi edhe konkurrentët e tjerë, ku Ardit Cuni u shpreh se sipas rregullit të produksionit, në studio nuk lejohet të dilet nga skenari i caktuar në prova.
Në lidhje me këtë së fundmi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Megi foli për eksperiencën në “DWTS”, ndërsa moderatoren e pyetën se si reaguan prindërit për puthjen skenike që ajo shkëmbeu me balerinën.
Epo jo më kot Megi është kaq e zhdërvjellët në skenë apo në rrjetet sociale, sepse sipas aktores babai i saj “e kupton artin”.
“Babi im… po flas për babin sepse për ne gjithmonë ka qenë figura më autoritare, e kemi pasur shumë frikë, po të më fliste babi e kisha lotin gati, sepse kishte prezencë në shtëpi…
Por një gjë ai e thoshte gjithmonë: ju e keni babin artist, unë i kuptoj të gjitha,”-shtoi Megi.
Kujtojmë që në puntatën e radhës së “Dancing With The Stars” ajo do të kërcejë me dy personat e saj më të dashur.
E gjeni dot se për kë po flasim?
Pikërisht për dy motrat e saj, Ina dhe Marsi.