Pushoi kryepunëtoren, protesta e grave e detyron punëdhënësin të tërhiqet

0
Gjigandi

 

Protesta 2 ditore e vajzave dhe grave të fasonerisë “Toni Oil” në Bilisht, të cilat u rebeluan kundër punëdhënësit të tyre për shkak se ai shkarkoi nga puna kryesindikalisten e punëtoreve të fasonerisë Mirjeta Mulla, ka detyruar kompaninë të tërhiqet nga vendimmarrja dhe të pranojë nënshkrimin e një kontrate kolektive pune.

Kjo është një nga fitoret e vogla të organizimit sindikal në vend ku 120 punonjëse pas protestës detyruan kompaninë të tërhiqej dhe siguruan të drejta që u ishin mohuar.

“Ne u ngritëm dhe kundërshtuam vendimin për pushimin e padrejtë nga puna të Mirjetës, e cila është jo vetëm shoqe dhe kolege pune, por kryetarja e sindikatës, e cila mbron të drejtat tona. Ishte vendim padrejtë dhe na vjen mirë që vendosmëria jonë do të sjellë përmirësime për kushtet tona të punës”- tha A. C, një prej grave të fasonerisë.

Për Mirjeta Mullën, kryetare e sindikatës në fasoneri procesi ishte i vështirë dhe kishte risqe, por që tashmë po jep frytet e tij. “Është një arritje e Sindikatës të njihet e drejta e organizimit sindikal dhe aktualisht mund të them që kam në dorë kontratën kolektive të cilën deri në fund të këtij  muaji do të kemi arritur ta nënshkruajmë”, tha Mulla.

RonaTyra

Ajo tha se i kishte marrë parasysh pasojat, por tani të gjitha do të riktheheshin në punë, – raporton Reporter.

i.b. / dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu