Opinionistja e edicionit të dytë të Big Brother VIP, Zhaklin Lekatari, është kthyer prej disa javësh tashmë në qendër të vëmendjes.
Gazetarja është kryqëzuar shpesh nga ndjekësit për komentet e saj në lidhje me banorët e shtëpisë. Mirëpo së fundmi, duket se opinionistja nuk e ka pritur aspak mirë komentin e një psikologeje të quajtur Anila e cila e ka quajtur ‘të sëmurë mendore’.
Kjo gjë ka bërë që Lekatari të reagojë ashpër ku i ka dërguar dhe disa audio-mesazhe, të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit.
“Ty Anil në shkollën e psikologjisë kështu të kanë mësuar, që t’i drejtohesh tjetrit dhe t’i thuash ‘Ti je dhe do të mbetesh e sëmurë psikike’. Sepse unë do të ta heq licencen e psikologes, do tju bëjë ‘print screen’ këtyre mesazheve dhe do kujdesem që të mos punosh më aty. Më thuaj vendin ku punon sepse nuk do të punosh aty”- dëgjohet të thotë Zhaklina.
Publikimi i audiove ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku një pjesë e komentuesve kanë shprehur mbështetjen ndaj Zhaklinës mbi faktin se psikologët duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën se si i shprehin qëndrimet e tyre ndaj të tjerëve.