Një aktivist në SHBA është goditur për vdekje para të dashurës së tij.
Ryan Carson ishte duke pritur për një autobus në Bed-Stuy, kur një burrë filloi ta godiste papritur. Autori mund të dëgjohej edhe nga kamerat e zonës duke kërcënuar 32-vjeçarin dhe duke thënë: “Unë do të të vras menjëherë”.
Carson mund të dëgjohej në video duke u përpjekur të qetësonte situatën, po pa rezultat. I riu, i cili dukej se mbante një thikë në dorën e tij të djathtë, e goditi me thikë disa herë duke e lënë të vdekur në vend.
Carson ishte aktive në avokimin e politikave publike për një sërë çështjesh, duke përfshirë ndryshimin e klimës.
Policia tha se nuk ka të arrestuar për rastin dhe hetimet janë duke vazhduar.
a.c./dita