Pse Lionel Messi veshi një pelerinë të zezë kur mori trofeun e Kupës së Botës?

0
Gjigandi

e rastin e marrjes së trofeut të lakmuar këtë të diel, pas suksesit të Argjentinës kundër Francës në finalen e Kupës së Botës (3-3, 4-2 me penallti), Lionel Messi veshi një pelerinë të zezë transparente, mbi fanelën e Albiceleste-s.

Një veshje e dhënë pak çaste më parë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani.

Kjo pelerinë, e cila e befasoi Messin, në fillim i hutuar, është një pallto tradicionale arabe, që vishet nga burrat për raste të veçanta. Ajo është gjithashtu e lidhur me Mbretërinë. Këte veshje e veshin pjesëtarë të Mbretërisë ose liderët e fesë. Veshja iu dha Messit si një simbol nderi nga Katari.

j.l./ dita 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu