“PS ka vetëm një aleat”, Balla flet pas mbledhjes së grupit parlamentar

0
Gjigandi

Kreu i PS-së, Taulant Balla ka komentuar kthimin e ligjit për dekoratat nga ana e presidentit Bajram Begaj.

Pas mbledhjes së grupit të PS-së, Balla tha se do ta shqyrtojnë dekretin e Presidentit dhe do të marrin parasysh çdo rekomandim nga ana e tij.

“Dekreti i presidentit do të shqyrtohet me vëmendje dhe natyrshëm që do të konsultohemi me presidencën, mbi ato konstatime dhe për të adresuar sa të kemi mundësi një pjesë të rekomandimeve. Ky është presidenti normal, që sjell rekomandime, është në të mirën e parimeve “check and balance”. Mirë është që t’i shqyrtojmë. I kam kërkuar Bushkës të fillojmë konsultimet me presidencës dhe nëse do gjejmë çështje që duhen adresuar, pranohet dekreti dhe bëhen ndryshimet në ligj”, tha Balla.

Balla theksoi se gjatë mbledhjes së sotme u është kërkuar deputetëve që të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët. Në prononcimin për gazetarët, Balla theksoi se PS-ja ka vetëm një aleat dhe ata janë njerëzit e thjeshtë.

“Lidhur me performancën e secilit prej deputeteve të Kuvendit qoftë në kuadër të punë parlamentare qoftë edhe për prezencën deputetëve në territor. Është një rol ndërlidhës me komunitetit dhe vendimmarrjes. U është kërkuar një prezence më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së.

RonaTyra

Në 2023 do zhvillohen zgjedhjet vendore dhe PS synon të vazhdoj të drejtojë në çdo bashki të vendit, por fakti është që PS ka vetëm një aleat që janë njerëzit e thjeshtë të vendit dhe forcimi i kësaj aleance është jetik për në kjo seance lidhet me një lloj vlerësimi nominal për çdo deputet pastaj edhe me element të tjerë të respektimit ët vendimeve politike me votën në seancë plenare”, tha ai.

 

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu