Protestë në ditën e samitit? Berisha nuk zë ‘mend’, e provon sërish: Europës t’i tregojmë të vërtetat e regjimit

0
Gjigandi

Më 16 tetor kur në Tiranë do të organizohet Samiti i Berlinit me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor, pritet që opozita të organizojë një protestë. Kjo ishte ajo çka la të nënkuptohet Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë këtë të hënë në selinë blu.

Kemi të bëjmë me një regjim, i cili për konjukturat gjeopolitike të kohës, pret me 16 tetor, Samitin e Berlinit. Ne e mirëpresim samitin, pa diskutim, por ne do bëjmë gjithçka për të paraqitur para audiencës së nderuar evropiane, të vërtetat e Edi Ramës dhe regjimit të tij”, deklaroi Berisha.

Berisha kërkoi që njëkohësisht me analizën për zgjedhjet e 14 majit, brenda partisë të nisë edhe një debat që sipas tij veçse do e forcojë partinë.

Por ky debat i yni dhe kjo analizë e jona, duhet të ketë qëllim më madhor, motivimin e mbështetësve, anëtarëve, simpatizantëve tanë për fillimin sa më parë të një beteje të qëndrueshme, të një lëvizje të fuqishme popullore, që duhet të ketë synimin më madhor, largimin e Edi Ramës nga pushteti”, tha ai.

Me sa duket Berisha nuk ka zënë ‘mend’ nga protesta që ka organizuar ditën e samitit të BE me 6 dhjetorit të vitit të kaluar, teksa u dënua nga e gjithë politika shqiptare, ndërsa liderët e BE nuk ia fërshëllevën fare. I vetmi që u ‘interesua’ për Berishën ishte një i sëmurë mendor që me një grusht e shtriu për toke.

RonaTyra

 

p.c. / ABC24.AL

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu