Protestat dhe përplasjet e dhunshme mes komunitetit kurd dhe policisë së Parisit kanë vijuar sërish, pas vrasjes së 3 personave një ditë më parë në një qendër kulturore kurde nga një i moshuar i armatosur.
Qindra persona u grumbulluan sërish në qendër të kryeqytetit francez dhe i vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave si dhe shkatërruan dhjetëra makina përpara se të përplaseshin me forcat e policisë.
Ngjarja ndodhi në sheshin e Republikës, një zonë tashmë e njohur për demonstrata, ku kurdët kishin mbajtur më herët një manifestim paqësor.
Dhuna nisi menjëherë kur pjesëmarrësit në protestë u larguan nga sheshi dhe u përplasën me policinë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Protestat shpërthyen një ditë më parë kur një person i armatosur hyri në një qendër kulturore kurde në distriktin e 10 dhe hapi zjarr ndaj personave të pranishëm. Për pasojë 3 persona humbën jetën ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur, në një sulm që është ende i paqartë për autoritetet, të cilit vunë menjëherë në pranga autorin.
a.m/dita