Propozimi i Manjanit: Jo vetëm ish-sigurimsat jashtë politikës, por edhe ata me dy shtetësi (Preket Basha)

0
Gjigandi

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në Facebook, ka bërë një propozim mbi nismën e mazhorancës për të nxjerrë nga politika dhe funksione drejtuese, ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Nisëm që prek ish-presidentin Ilir Meta, pasi emri i tij së fundi është lakuar si ish-sigurims i shtetit.

Sipas Manjanit, jo vetëm ish-sigurimsat por edhe personat me dy shtetësi, duku iu referuar kështu, ish-kryedemokratit Lulzimm Basha duhet të largohen nga politika. Ish-ministri thekson se personat me dyshtetësi e dëmtojnë më rëndë politikën pasi janë të papërgjegjshëm.

Kam një propozim:

Tek ai ligji që duan të ndalojnë bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit në politikë, të shtohet edhe një klauzolë që të ndalojë ata që kanë shtetësi të një shteti tjetër të jenë në politikën aktive.

Për mua këta të fundit e dëmtojnë shumë më rëndë politikën. Janë totalisht të papërgjegjshëm dhe qëndrojnë në politikën tonë vetëm për të bërë pare dhe për ti shpenzuar në shtetin ku kanë shtetësinë.

RonaTyra

Se bie fjala, çfarë kërkon në politikën tonë një shtetas Holandez, përveç se të bëjë pare?!

Ish bashkëpunëtorët e ish sigurimit kanë problem moral, ndërsa politikanët me shtetësi të huaj e kanë problemin moral dhe kushtetues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu