Prokuroria e Elbasanit ia kalon SPAK-ut dosjen për bandën e Laert Haxhiut

0
Gjigandi

Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë për dosjen e grupit të Laret Haxhiut.

Me argumentin se banda e Laert Haxhiut, bashkë me të në krye, janë grup i strukturuar kriminal, Prokuroria e Elbasanit ia kalon dosjen SPAK.

Laert Haxhiu doli në ‘dritë’ për krimet që ka bërë pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili rrëfeu përfshirjen e të dyve, por edhe një grupi të madh personash në 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi.

Artan Tafani dha detaje të vrasjeve që kishin mbetur të pazbardhura nga autoritetet, por ajo që tronditi më shumë ishte planifikimi i Haxhiut për të vrarë persona të drejtësisë.

Në mesin e tyre ishte prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe ajo e Lushnjës, Merita Selimi, për të cilat me urgjencë të madhe u mor vendimi për mbrojtjen e tyre.

RonaTyra

Në muajin korrik Haxhiut iu provua edhe autorësia e një tjetër vrasje, ajo e Besnik Hidës, i afërm i Zamir Latifit, njërit prej viktimave të masakrës së Lushnjës në 2017-ën.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu