PROFIL: “Shumë zhurmë për asgjë”, kreu i ri i SPAK, një nga prokurorët më të mirë të vendit, krejtësisht i pandikueshëm nga politika

0
Gjigandi

 

U bë shumë zhurmë për kreun e ri të SPAK, por rezultoi shumë zhurmë për asgjë. Sot u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme një nga prokurorët më të mirë të vendit.

Procesi u parapri veçanërisht nga frika për anësi politike në përzgjedhje. Por procesi zgjodhi pikërisht atë, të cilit i trembej më shumë politika.

Altin Dumani ka spikatur për shumëçka, por jo për varësi nga qeveria, foltorja, vulorja apo ambasada.

Prokurori që do drejtojë SPAK, ka lindur në Dibër. Ai njihet si prokurori që ka drejtuar i i pari njësinë Task Forcë, për të luftuar krimin e jakave të bardha (siç njihen ndryshe zyrtarët e nivelit të lartë)

RonaTyra

Dumani e ka nisur karrierën në vitin 1999 në Sarandë dhe më pas ka qenë kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.

Dumani është një nga prokurorët e vetëm që la “pa fjalë” edhe të dërguarin (vëzhguesin) e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, ditën që doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

“Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje”, u shpreh Jacobs.

Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

 

i.b. / dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu