Privatizimi i kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje edhe ish-shefin e klubit

0
Gjigandi

SPAK ka marrë në pyetje ditën e sotme, ish-shefin e klubit Partizani, Afrim Tolën.

Më herët për të njëjtën çështje është marrë në pyetje, ish-drejtori i klubit Partizani, Isa Tare, ish-ministri i Energjitikës në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Ruli, ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet që ka kryer gjatë periudhës që i është dorëzuar shkresa për ish-kompleksin Partizani.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa është marrë gjithashtu në pyetje nga SPAK. Edhe Fatmir Mediu është pyetur, ndërkohë që pritet që në zyrat e SPAK të shkelë dhe vetë kryedemokrati Sali Berisha e dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi.

Kallëzimi penal për këtë çështje është bërë më 17 nëntor 2020 nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Balla ka ngritur padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, të cilët i akuzon si përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon ‘pastrim të produkteve të veprës penale’.

j.l./ dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu