Privatizimi i ish-fabrikës së bukës, SPAK merr sërish të pandehur Arben Ahmetajn

0
Gjigandi

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) ka marrë sërish të pandehur Arben Ahmetajn në lidhje me privatizime e ish-fabrikës së Bukës.

‘Report Tv’ bën të ditur se po vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari.

Përse akuzohet Ahmetaj?

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023.

Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

RonaTyra

Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku ai akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu