Pritej ekstradimi në Shqipëri, Gjykata italiane liron Davide Pecorellin dy ditë pas arrestimit

0
Gjigandi

Biznesmnei italian, Davide Pecorelli, i cili inskenoi vdekjen e tij në janar 2021 për t’i shpëtuar borxheve do të lirohet nga burgu vetëm dy ditë pas arrestimit të tij.

Gjykata e Apelit e Perugias, me kërkesën e Prokurorit së Përgjithshëm, nuk e ka lënë në fuqi arrestimin e bërë më 10 dhjetor nga stafi i komisariatit të kryeqytetit Umbrian ndaj Davide Pecorellit, 47 vjeç.

Kërkesa e Shqipërisë dhe prokurorisë Pukë për të ekstraduar biznesmenin do të shqyrtohet pa masë sigurie.

Biznesmeni akuzohet nga organet e drejtësisë shqiptare për mashtrim, deklarata të rreme, përdhosje varresh, pengim të drejtësisë, dëmtim, zjarr dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Më tej, sërish me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, u urdhërua lirimi i tij, shkruan Ansa.

RonaTyra

Ditën e shtunë, pas arrestimit të tij,  reagoi edhe policia shqiptare e cila tha se pritet ekstradimi i tij.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit – Vijon shkëmbimi i informacionit me partnerët, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Finalizohet nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, operacioni policor i koduar “Perugia”.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas italian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie nga Gjykata e Pukës, për një sërë veprash penale.

Në vijim të bashkëpunimit policor me partnerët italianë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbrëmjen e sotme, në Perugia, Itali, Policia italiane, në bazë të kërkesave të autoriteteve policore dhe të drejtësisë shqiptare, falë shkëmbimit të informacionit mes policive të të dy vendeve, finalizoi operacionin policor të koduar “Perugia”, në kuadër të të cilit kapi dhe vuri në pranga shtetasin italian D. P., 47 vjeç.

47-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Ky shtetas, në janar të vitit 2021, inskenoi ngjarjen e vrasjes së tij dhe djegies së trupit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokuroria e Pukës, në bashkëpunim me homologët italianë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe lokalizimi i shtetasit D. P., në një ishull.

Arrestimi i 47-vjeçarit, nga Policia italiane mbrëmjen e sotme në Perugia, u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Nga hetimet e Policisë së Shtetit të Perugias kishte rezultuar se në janar 2021, Davide Pecorelli, për t’i shpëtuar borxheve financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën një veture të marrë me qira në fshatin Rras të Shqipërisë.

Brenda makinës së djegur u gjetën mbetje të eshtrave të njeriut për të simuluar vdekjen e tij.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu