Princi William inatoset me këtë koment të Harry-t që lidhet me Kate Middleton

0
Gjigandi

Princi Harry thuhet ka shkaktuar mërzitje tek vëllai e tij, William, me komentet që lidhen me Kate Middleton në pjesën e parë të serialit “Harry & Meghan” në Netflix.

Daily Mail, citoi miqtë e Princit William, duke raportuar se pohimi që Princi i Uellsit u martua me Kate Middleton sepse ajo ‘i përshtatet formës’ dhe jo për dashurinë, e ka inatosur.

Harry tha në dokumentar: “Unë mendoj se për shumë njerëz në familje, veçanërisht për burrat, mund të ketë më shumë tundim ose një dëshirë për t’u martuar me dikë që do t’i përshtatej formës, në vend që të jeni me dikë për të cilin jeni të destinuar.

Dallimi qëndron mes marrjes së vendimit me mendje apo zemër. Mamaja ime sigurisht që shumicën e vendimeve të saj, i mori nga zemra. Dhe unë jam djali i nënës sime”.

Kjo vërteton dhe faktin se dokumentari po shihet në familjen mbretërore, edhe pse pak ditë më parë princi William u shpreh se nuk do ta shikonte kurrë dokumentarin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu