Princi Harry nuk lë gjë pa treguar: 17 vjeç kam përdorur kokainë

0
Gjigandi

Princi britanik Harry vijon të tronditë me librin e tij autobiografik, i cili ka dalë në qarkullim prej disa ditësh dhe që në një farë mënyrë tregon anën e errët të familjes mbretërore, që shumë prej nesh nuk e dinte që ekzistonte.

Mes rrëfimeve të princit plangprishës, vihet re dhe kapitulli që Harry i ka kushtuar një periudhe të errët të jetës së tij, ku ai si shumë të rinj ra në kthetrat e drogës.

“Mbretërori” tregon se në moshën 17 vjeçare nisi të merrte kokainë.

“Në atë periudhë merrja kokainë. Ishim në shtëpinë e një miku, kur më ofruan një vizë dhe që nga ai moment nisa të merrja dhe unë. Nuk ishte shumë argëtuese, dhe nuk më bëri të ndihem i lumtur si bënin të tjerët. Më bëri të ndihem ndryshe dhe ai ishte objektivi im kryesor në atë kohë”, lexohet në autobiografinë e Dukës së Susseksit.

Gjithashtu, në libër princi është rrëfyer se gjatë kohës kur shërbeu në Afganistan ka vrarë plot 25 talebanë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu