Princ Harry i shqetësuar për fëmijët e Princ William: ‘Të paktën njëri prej tyre do përfundojë si unë’

0
Gjigandi

Princ Harry është një xhaxha i shqetësuar.

Në një intervistë me “Telegraph”, botuar disa ditë pas publikimit më 10 janar të librit të tij “Spare”, Duka i Sussex tha se ai shqetësohet për personat e tjera në familje. Vëllai i tij Princi Uilliam, trashëgimtari i fronit britanik, dhe gruaja Kate Middleton janë prindër të Princit George, 9-vjeç, Princeshës Charlotte, 7 vjeç dhe Princi Louis, 4 vjeç.

“Edhe pse William dhe unë kemi folur për këtë një ose dy herë, dhe ai më ka bërë shumë të qartë se fëmijët e tij nuk janë përgjegjësia ime, unë ende ndjej përgjegjësi duke e ditur se nga ata tre fëmijë, të paktën njëri do të përfundojë si unë,”, tha “Harry” për Telegraph në intervistën e 13 janarit. “Dhe kjo më dhemb, më shqetëson.”

Titulli i librit të tij vjen nga pseudonimi që i është dhënë nga shtypi i Mbretërisë së Bashkuar dhe familja e tij. Në libër, Harry thotë se ai ishte “hija, mbështetja, Plani B”.

Ai vazhdon, “Më sollën në botë në rast se Willy-t i ndodhte diçka. Më thirrën për të siguruar një rezervë, shpërqendrim, diversion dhe, nëse ishte e nevojshme, një pjesë rezervë. Transfuzion gjaku.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu