Primaret në PD, sot zhvillohet raundi i dytë në pesë Bashki

0
Gjigandi

Partia Demokratike do të zhvillojë sot, balotazhet e Primareve për Kryetarë Bashkie në 5 degë të vendit.

Janë 6 bashkitë që shkuan në balotazh por gara në Fushë-Arrëz është shtyrë për një datë tjetër.

Nga 9 bashki që kaluan në balotazh, në 3 të tjera gjatë javës 1 nga rivalët u tërhoq.

Zgjedhjet do të zhvillohen në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

Procesi i votimit do të hapet ne orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

RonaTyra

Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu