Të shumtë janë emrat që PS po qarkullon për postin e Presidentit të Republikës dhe një nga manovrat e përdorura është “mini shpallja” e tyre si rrjedhje të informacioneve për emra të caktuar.
Duke përfituar nga kjo “rrëmujë” nisin edhe të vetëshpallurit/at që të propozojnë vetveten.Ndër emrat që qarkullon së fundmi për karrigen e Presidencës është edhe Majlinda Bregu.
Por a do ta propozonte Partia Socialiste emrin e Majlinda Bregut?
Faktikisht në 2010 Majlinda paditur penalisht Edi Ramën dhe disa deputet sepse PS nxori “sekretet familjare” të Bregut.
Një ndër tyre ishte edhe deputetja socaliste Ermonela Felaj e cila ka ngritur gishtin e akuzës në drejtim të familjarëve të ish-ministres së Integrimit Majlinda Bregu, për lidhje me biznesin e mafiozit Albino Prudentino.
Ermonela Felaj:“Nëse familja e bosit të “Sacra Corona Unita” kishte përfshirë vetëm djalin e familjes, Angelo Prudentino, në bizneset në Shqipëri të kësaj organizate mafioze, nga familja Bregu është a përfshirë në të njëjtin biznes me familjen Prudentino jo vetëm njëra prej motrave të ministres, Ornela Bregu, jo vetëm një kunat, Ervis Gjeçi, por edhe kunati tjetër, Gani Baku”.
Ndërsa më tej përmes deputetes Ermonela Felaj, PS ka thënë se Bregu po kryen pastrim të mirëfilltë parash nëpërmjet mafies Italiane
“Së dyti, nga i gjithë transaksioni financiar i kryer mes kunetërve të Majlinda Bregut dhe familjes Prudentino, rezulton se familjarët e ministres së Integrimit janë përfshirë, as më shumë e as më pak, se në një proces të mirëfilltë pastrimi parash të mafies italiane”, nënvizoi deputetja Felaj.
Për të gjitha këto akuza Felaj kërkoi që Bregu të jepte dorëheqjen, por kjo e fundit u përgjigj me një padi penale.
Majlinda Bregu: “Unë, Majlinda Bregu, të sfidoj ty Edvin Rama, ligjërisht. Kam zgjedhur rrugën ligjore që drejtësia t’u japë përgjigje të gjithë akuzave monstruoze të drejtuara nga ti, të ideuar nga ti, ndaj meje. I qëndroj plotësisht vullnetit të kësaj mazhorance, ndaj kërkoj që drejtësia të shprehet ndaj çdo akuze të hedhur ndaj personit tim dhe përsëris ftesën drejtuar prokurorisë për t’i hetuar ato sa më shpejt”.
Në këto kushte kur “Unë Majlinda Bregu” ka sfiduar publikisht Edi Ramën automatikisht ka ulur shanset deri në ZERO që të propozohet për presidencën.
Por bëmat e Bregut nuk kanë një “breg” në 28 shkurt të vitit 2019 Majlinda shfaqet në ekran në një takim me Knut Fleckenstein takimi i cili duket shumë i zjarrtë e i përzemërt.
Mediat aso kohe e përcollën këtë video me titullin: Fleckenstein nuk harron “dashurinë e vjetër” ja puthjet me Majlinda Bregun.
Video: